Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze të dislokuar në kampin “Bondsteel”.

Ky kontingjent është vendosur në Kosovë para një muaji si pjesë e angazhimeve të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Hargreaves theksoi se ky dislokim dëshmon përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Kam pasur kënaqësinë të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në kampin “Bondsteel” këtë javë.

Ata janë atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it. Ky dislokim tregon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves.

Share This Article