Ambasadori britanik në mbrojtje të Vjosa Osmanit, ja si i quan skenat e djeshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, ka reaguar për tensionet e djeshme në Kuvend, ku deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i është vërsulur kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Abbott i ka quajtur shqetësuese skenat e djeshme të konfrontimit dhe agresionit në Kuvend.

Ambasadori Abbott, ka kërkuar nga politikanët të qëndrojnë të qetë dhe të mos lejojnë të ndizen tensionet.

“Shqetësuese për të parë skenat e konfrontimit fizik dhe agresionit dje në Kuvend. Tani, më shumë se kurrë, Kosovës i duhen përfaqësuesit e saj të zgjedhur që të qëndrojnë të qetë, të mos lejojnë që temperaturat të ndizen dhe të veprojnë në interesin kombëtar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Share This Article