Ambasadori britanik reagon për vendimin e opozitës dhe takimin me Metën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përkushtimi i opozitës për të vijuar punën në tryezën e Reformës Zgjedhore ka nxitur reagimin e kancelarive më të mëdha diplomatike në vend. Pas SHBA dhe BE një reagim ka ardhur edhe nga ambasada Britanike e cila vlerëson vendimin dhe e sheh reformën si një faktor kyç në rrugën drejt integrimit europian.

Lajme inkurajuese lidhur me përkushtimin e opozitës së shqipërisë për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik. Është e rëndësishme të tejklohet ngërçi dhe të përmbyllet në kohë Reforma Zgjedhore në mënyrë që të përmirësohet procesi zgjedhor dhe të ecet një hap më pranë anëtarëismit në BE.”- shkruan ambasada në reagimin e saj në faqen zyrtare në Twitter.

Por ambasadori Duncan Norman ka patur sot gjithashtu një takim me Presidentin Meta ku sipas këtij të fundit është folur për platformën e tij të 8 prillit lidhur me axhendën e integrimit.

Norman shkruan se ka diskutuar procesin e reformave me presidentin dhe nënvizon se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar sot janë më pranë se kurrë pavarësisht Breksit.

Kënaqësi që u takova me Presidenti Ilir Meta sot dhe që diskutuam procesin e reformave në Shqipëri. Breksit nuk ka zvogëluar në asnjë mënyrë rëndësinë e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Sot jemi më pranë se kurrë.”- shkruan ai në Twitter. /Opinion.al

Share This Article