Ambasadori britanik takim me Osmanin: Urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves përmes një postimi në “Facebook” ka zbuluar detaje lidhur me takimin e zhvilluar këtë të martë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hargreaves theksoi për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik. Ai tha se kjo nevojë mundëson përparimin në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

“Sot fola me Presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik për të mundësuar përparim në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare”, shkroi ambasadori.

Ai theksoi se në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara.

Share This Article