Ambasadori britanik thotë se NATO-ja është faktor kyç për të ardhmen e Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se roli i Kosovës shkon përtej duke theksuar se ajo mund të jetë partner edhe në sigurinë e Evropës.

Nga selia e NATO-s në Bruksel, ambasadori ka theksuar se ka folur me aleatët për të ardhmen e Kosovës me NATO, teksa ka dhënë garancinë se Britania do të vazhdojë të punojë me, siç i ka quajtur ai, miqtë kosovarë që Kosova të kontribuojë edhe më tutje në sigurinë evropiane e që të bëhet pjesë e NATO-s.

“Roli i Kosovës shkon përtej sepse Kosova mund të luajë një rol si partner në sigurinë evropiane dhe unë kam parë vetë se personeli i sigurisë së Kosovës po punojnë drejt standardeve të NATO-s, ata kanë kryer disa trajnime të përbashkëta me Britaninë për t’i pajisur ata që të bëhen një partner vërtet i dobishëm, potencialisht në Ukrainë dhe në vendet tjera në Evropë”, ka thënë ai përmes një videoadresimi në Facebook.

Hargreaves ka theksuar se  Kosova ka ende punë për të bërë për t’i përmbushur standardet e NATO-s.

“Kosova ka shumë punë për të bërë. Duhet të vazhdojë të punojë në të qenit shoqëri demokratike e fuqishme, në të qenit shtet multi-etnik dhe të sigurohet se përmban standardet që NATO i kërkon nga të gjithë aleatët e tij”.

Share This Article