Ambasadori britanik, vizitë në LVV

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten e tij, Valë Gjonbalaj kanë pritur Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, sekretarin e dytë të ambasadës, Richard Le Vay dhe shefin e misionit te eksperteve që kanë ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit,  Domenic Howell.

“Zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit. Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Share This Article