Ambasadori Duncan Norman përfundon misionin diplomatik në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin britanik, Duncan Norman në përfundim të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Përmes një postimi në FB, Meta shkruan se falenderoi ambasadorin Norman për angazhimin në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona. Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë”, shkruan Meta.

Share This Article