Ambasada e Kosovës në Londër së shpejti do të vendoset në një rezidencë të re të blerë së fundmi në vlerë të 7.412 eurove.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe ambasadori kosovar në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.
Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se së shpejti dyert e ambasadës do të jenë të hapura për mërgatën që ka kontrubuar për Kosovës, transmeton Gazeta10.
Objekti i ri i ambasadës së Kosovës tani ndodhet në Hyde Park në Londër, që dikur ishte në pronësi të komedianit Spike Milligan.
Postimi i plotë:
Së shpejti në shtëpinë e re dhe të përhershme të Republikës së Kosovës – në Mbretërinë e Bashkuar. Si gjithnjë, dyert tona do të jenë të hapura për mërgatën e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën. Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej – Urime Kosovë!