Ambasadori francez në Beograd: Ka kushte speciale për liberalizim, Kosova nuk i ka plotësuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online dedikuar raportit të Francës me Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

Falconi tha se Kosova nuk po përkushtohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kur flisni për vizat në Kosovë unë nuk dua të flas me kompetencë, sepse unë nuk jam ambasador i Francës në Kosovë. Por dua të them së pari se, Kosova nuk po  përkushtohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe pika e dytë është se, ka kushte speciale për liberalizimin e vizave që nuk janë përmbushur nga Kosova”, ka thënë ambasadori.

Diplomati në këtë mënyrë iu përgjigj kritikave të ekspertit për Ballkanin, Loic Tregoures, i cili vlerësoi se në opinionin francez ka një nyjë që nuk po zgjidhet dot karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Parlamenti, Komisioni Evropian si dhe shumica e vendeve evropiane pajtohen për liberalizimin e vizave. Por, në Francë ekziston perceptimi se kur të ndodh kjo, mijëra njerëz nga Kosova do ta pushtojnë vendin e do t’i vjedhin vendet e punës. Natyrisht asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Por po e përsëris,  perceptimi ka rëndësi. Nëse mendoni se diçka e tillë ndodhë, atëherë ju merrni vendim për të mos ecur përpara”, tha ai.

Në debatin organizuar nga Qendra e Beogradit për politika të sigurisë, Falconi foli edhe për metodologjinë e prezantuar nga Franca që është qasje e re evropiane kundrejt gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, ka vullnet politik që anëtarësimi të ndodhë, por se suksesi në krejt proceset euro-integruese arrihet me përmbushjen e kushteve.

Share This Article