Dje Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, në Rubikon të KTV-së tha se procesi i emërimit të noterëve të rinj duhet të ngrihet deri të vijë në pushtet qeveria e re.
Këtë vendim, e ka përshëndetur ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
“Mirëpres sqarimin e djeshëm në televizion të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke mos nxituar në nominimet e noterëve të rinj. Nuk është personale, as politike, dhe ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivel profesional të noterëve të cilët dëshirojnë që Kosova t’i bashkohet kësaj familje ndërkombëtare”, ka shkruar Heldt në Twitter