Ambasadori gjerman pyet Qeverinë: Ku është plani për kompromis me opozitën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i trishtuar për mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë, për herë të gjashtë në Kuvendin e Kosovës.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka pyetur Qeverinë e Kosovës se a kanë në plan për kompromis me opozitën.

“I trishtuar kur dëgjova se në seancën e sotme të kuvendit Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nuk kaloi për herë të 6-të. Ku është plani i Qeverisë për të krijuar një kompromis me opozitën?“, pyeti ai në Twitter.

Sot Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as për të gjashtën herë që të votojë në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Kuvendi i Kosovës për të disatën herë po tenton që këtë projektligj ta kalojë në Kuvend por nuk po arrin të marrë mbështetjen e deputetëve.

Share This Article