Ambasadori gjerman: Serbia mund të hyjë në BE vetëm me njohjen e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit ia ka thënë Serbisë, se e vetmja mënyrë që ajo të hyjë në BE, është njohja e Kosovës.

Këtë deklaratë ambasadori, Christoph Heusgen e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.

Ai madje është tallur me punën që po bënë Serbia për të penguar njohjen e Kosovës. “Duke i shtyrë vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e goditur vetën me duart tuaja dhe unë nuk e kuptoj këtë”, tha ai.

Ai ka folur edhe kundër arritjes së një marrëveshje me ndryshimin e kufijve, duke e quajtur këtë të rrezikshme. “Asnjë në marrëveshje e Brukselit nuk flet për ndryshimin e kufijve apo ndryshimin e  territoreve. Ne në Gjermani mendojmë se këto përpjekje janë të rrezikshme për regjionin dhe e destabilizojnë regjionin”, tha ai

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply