Ambasadori i BE-së në Tiranë thërret të lihen debatet e të ngrihet Kushtetuesja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi sot se dialogu politik është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe se duhen lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrihet një institucion i besueshëm.

Në fjalën e tij në hapjen e Shkollës së Integrimit Europian, ambasadori Soreca theksoi se “prioritet do i japim angazhimeve, si reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Dimë që SPAK do ngrihet në muajt e ardhshëm”.

“Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik. Kjo është për përfitimin e Shqipërisë”, tha Soreca.

Kreu i BE-së në Tiranë u shpreh se “sa i takon reformës zgjedhore, ne inkurajomë partitë politike që të ketë suksese. Të përmbyllet sa më shpejt kjo paketë”.

Duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë, Soreca tha se “mos hapja e negociatave, nuk ishte një vendim, por shtyrje e vendimit. Nuk ishte votë, jo vendim unanim, por vendim për t’u kthyer pas në një reflektim. Angazhimi ynë në raport me Shqipërinë mbetet i pandryshuar”.

Sipas tij, mos hapja e negociatave hapi një debat të madh.

“Asnjëherë me parë nuk ka pasur një debat kaq të madh. Shpresoj që në muajt në vijim të kemi një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Doja të citoja Macron: Nëse reformojmë strategjinë e procesit do hap negociatat”, tha Soreca./atsh

Share This Article