Ambasadori i BE-së: Presim t’mos ketë dhunë në protestë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i BE-së në Tiranë ka dalë nga mbledhja në selinë e PD-së, duke u shprehur se është treguar i qartë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me vendimin për lënien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Ambasadori Soreca ka folur shkurtimisht për median duke theksuar atë që tashmë është bërë e ditur, që BE nuk e pranon dorëheqjen e të gjithë opozitës nga mandatet e tyre politike.

Soreca ka folr në lidhje dhe me protestën që pritet të bëhet nesër para parlamentit, duke thënë se pret që të mos ketë dhunë gjatë tubimi.

“Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply