Kreu i Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Orian, derisa ka folur lidhur me marrëdhëniet e Israelit me shtetet e Ballkanit në të ardhmen. Derisa po fliste për për njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit, Orian tha se Serbia nuk është aspak e lumtur për këtë.
Orian pranoi se njohja e Kosovës nga Izraeli mund t’i dëmtojë marrëdhëniet në mes të Israelit dhe Beogradit në një periudhë afatshkurtër.
“Pa dyshim që Serbia nuk është aspak e lumtur për këtë. Kosova është, siç thonë ata, ‘Jeruzalemi i tyre’. Por ata kanë shumë miq që e njohën Kosovën, nga ne [Izraeli] te Franca dhe Gjermania dhe shumë të tjerë. Po, për një kohë do të jetë më e vështirë pasi Serbia është shumë afër nesh”, ka thënë Dan Orian për themedialine.
Megjithatë, Israeli shpreson se Serbia do t’i përmbushë premtimet e marrëveshjes së nënshkruar në Uashingotn në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Shpresojmë se ata do të përmbushin premtimet e bëra në Uashington. Ata e dinin që ajo ishte pjesë e marrëveshjes, ”shtoi Orian, duke iu referuar, ndër të tjera, ambasadës së premtuar të Serbisë në Jeruzalem.
Kujtojmë se marrëveshja e Uashingonit në mes të Kosovës dhe Serbisë solli një njohje për Kosovën nga Izraeli me premtimin se dy Kosova dhe Serbia do ta vendosin ambasadën e tyre në Jerusalem.