Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe takim me kreun e parlamentit Britanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, ka zhvilluar një takim me kryetarin e parlamentit britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Ilir Kapiti shkruan në Facebook se gjatë këtij takimi u diskutua për mënyrat se si mund të zhvillohen më tej marrëdhëniet mes dy shteteve.

‘Ishte kënaqësi të takoja mëngjesin e sotëm Sir Lindsay Hoyle, Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Diskutuam për marrëdhëniet tona unike që kemi dhe për mënyrat se si ta avancojmë bashkëpunimin tonë në nivelin ekonomik.

Kriza energjetike si dhe situata politike në botë ishin ndër temat tjera që ne shtjelluam’, shkruan Ilir Kapiti, ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe.

Share This Article