Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi: 28 Nëntori është krenari, reflektim e betim për idealet kombëtare

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë ditë si një festë të shumëfishtë të identitetit dhe historisë kombëtare.

“Uroj gjithë shqiptarët gëzuar dita e republikës dhe gëzuar festën e flamurit. E gëzofshi dhe e pritshi gjithmonë me gëzime dhe rezultate. Shkodra ishte një spektakël. Ishte madhështor. Presidentja e Kosovës ishte në aktivitetet e mbrëmjes”, tha ai.

Durmishi përshkroi atmosferën madhështore të Shkodrës, ku zhvilloi disa takime së bashku me Presidenten e Kosovës. Ai theksoi se lidhjet mes Shkodrës dhe Kosovës janë të thella dhe historike, duke e cilësuar me humor si “një ngjashmëri kozmike”.

Sipas tij, festimet e Flamurit nisën në disa qytete shqiptare, por Shkodra ofroi “një sofër gjigante, sa zemra e shkodranëve”, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Malaj.

Diplomati kosovar bëri të ditur se sot, së bashku me Presidenten e Kosovës, do të udhëtojnë drejt Vlorës për pjesëmarrje në ceremonitë shtetërore të ngritjes së flamurit.

Durmishi foli edhe për domethënien historike të 28 Nëntorit, duke e lidhur me rrjedhën e ngjarjeve kombëtare nga koha e Skënderbeut te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas Pavarësisë së Kosovës.

“Fillimisht e nisëm me një takim në bashki ku u prezantuan koordinatat aktualiteti i bashkëpunimit Kosovës-Shqipëri, lidhjet e tashme dhe historike të  Shkodrës me Kosovën që janë të veçanta. Mu duk si një lloj ngjashmërie e kozmike.

Ngritjes së Flamurit i paraprijnë disa qendra të tjera ku jetojnë shqiptarët. Mbrëmë filluan festat e flamurit. Ishte sofra gjigante. Ishte i pranishëm dhe ambasadori Malaj. Një sofër gjigante siç është dhe zemra e shkodranëve. Ishte kolosale.

Ne me Presidenten do nisemi drejt Vlorës. Aty janë dhe liderë të tjerë të shtetit, do kenë ceremonitë e zakonshme me protokoll te sheshi i flamurit, ngritja e flamurit, takim me qytetarët.

Në Vlorë ndodhet zv.kryeministrja Donika Gërvalla me disa ministra, e deputetë”, u shpreh ambasadori.

Ai theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

“Kjo është trashëgimia e Vlorës dhe e Pavarësisë së Kosovës. Patriotizëm është të forcojmë ekonominë, kulturën, projektet e përbashkëta, madje edhe ligat sportive që krijojnë yje të reja”, përfundoi Durmishi.

Share This Article