Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot gjatë një forumi të organizuar nga Lëvizja FOL ka folur rreth marrëdhënieve në mes Kosovës dhe vendit që ai përfaqëson.Abbot theksoi se pavarësisht se kush është në pushtet, Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri kryesor i Kosovës.Tutje, si pjesë e diskutimit ishte edhe tërheqja e Ambasadës Britanike nga rekrutimi për Komisionerin për Privatësi dhe asaj amerikane nga procesi i rekrutimit në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurororëve.
Abbot tha se pret që në javët në vazhdim Qeveria të ketë një plan dhe se pret nga Kosova të jetë më transparente, meritokratike dhe e hapur.
“Ne kemi pasur një bisedë, ajo çfarë ne promovojmë është meritorkacia dhe transparenca. Kosova është një vend i vogël, problemi më i madh është se nuk ka transparencë, sistemet janë të manipuluara. Duhet të punoni gjithmonë në korrupsion por edhe duhet të keni njerëz për këtë. Pres që në javët në vazhdim, qeveria të ketë një plan në lidhje me këtë. Kosova duhet të jetë më e hapur më transparente dhe të ju jap më shumë mundësi njerëzve”, tha ai.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ka theksuar se marrëveshja e arritur në Uashtingon në mes Kosovës dhe Serbisë, është mjaft pozitive dhe ka shënuar progres.
“Ideja e mini-shengenit është e mirë. Kur ta shikosh si ide, disa vende që kanë shumë të përbashkëta, histori të njejtë, territor të përafërt është një gjë e mirë, por në të njëtjën kohë duhet të shikojmë edhe kontekstin politik. Sa i përket marrëveshjes në ShBA, Mbretëria e ka prauar ketë marrëveshje dhe duhet të dini se përfshirja e Amerikës ka qenë pozitive, duke bërë një progres”, shtoi ai.