Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut Matthew Loson, ka dërguar mesazh mbështetës për Maqedoninë e Veriut.
Në një video fjalim, ai thotë se në mandatin e tij do të angazhohet për forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
“Gjatë mandatit tim do të punojë për forcimin e marrëdhënieve në mes Britanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Britania është treguar mik besnik i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i fuqishëm i qëllimeve strategjike të shtetit. Japim mbështetje të plotë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe bashkëpunimin si partnerë të NATO-s. Do të punojmë për rritjen e këmbimit tregtar në mes Britanisë dhe RMV-së, si dhe afrimin e vendeve dhe kulturave tona”, tha Lonson./Telegrafi/
Ndryshe, Lawson në Shkup vjen pas kryerjes së funksionit të ambasadorit në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij thuhet se ka kryer funksionin e zëvendës shefit të misonit britanik në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2015 deri në 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanadë nga viti 2013 deri në vitin 2015.