ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale 54 minutes ago
JD Vance: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës! 2 hours ago
Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias 2 hours ago
Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët 2 hours ago
Komentet e Britanisë për emigrantët, Rama: Kërkon të gjejë “kokë turku” për vendimin fatal të Brexit 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova

albnews by albnews
21 October, 2025
in Kosova
0
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përfaqësuesi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Jeff Bartos, deklaroi sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) të tërhiqet nga Kosova.

Ai argumentoi se situata e sigurisë në vend nuk e justifikon më praninë e këtij misioni.

RelatedPosts

Gërmime në Hajvali, gjenden mbetje mortore të dyshuara të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, 17 komuna në balotazh

Procesi i Berlinit/ Rama niset drejt Londrës, në samit ndan të njejtën tryezë me Kurtin. Takimi i parë pas përplasjes për tubimin pro UÇK në Tiranë

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur të tërhiqet misioni. Ne çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog. Realiteti është se UNMIK-u është një mision paqeruajtës, pa paqeruajtës që punojnë në funksione që duhet të kryhen nga organizata të tjera,” tha Bartos gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit.

Sipas Bartos, përgjegjësitë e UNMIK-ut mund të transferohen te organizata të tjera ndërkombëtare ose institucionet vendore të Kosovës, të cilat tashmë kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar çështjet e brendshme.

Bartos ka nënvizuar gjithashtu qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për nevojën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje të dyja palëve të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të tensioneve.

“SHBA-ja nxit Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin me njohjen si qëllim përfundimtar,” tha ai, duke ripohuar mbështetjen e Uashingtonit për një zgjidhje përfundimtare që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

UNMIK-u u themelua në vitin 1999 pas përfundimit të luftës në Kosovë, me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të administruar territorin dhe për të mbështetur ndërtimin e institucioneve demokratike.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe forcimit të institucioneve vendore, roli i UNMIK-ut është zvogëluar ndjeshëm, duke u fokusuar kryesisht në lehtësimin e dialogut dhe monitorimin e situatës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

21 October, 2025
JD Vance: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës!

JD Vance: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës!

21 October, 2025
Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

21 October, 2025
Auto Draft

Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result