Ambasadori i Turqisë në Prishtinë: Erdogan i gatshëm të ndërmjetësojë në dialogun Beograd-Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi. Lajmi është bërë ditën e enjte nga Ambasadori i Turqisë në Prishtinë , Tunc Angili, i cili është shprehur se vetë Erdogan ia ka përcjellë këtë dëshirë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti turk ka zhvilluar biseda telefonike me të dy liderët, ku ka vënë theksin te de-përshkallëzimi i situatës përmes dialogut.

“Që në fillim Turqia kërkoi që situata të de-përshkallëzohet përmes dialogut dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, presidenti Erdogan pati biseda telefonike me Kurtin dhe Vuçiqin dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje, nëse palët kërkojnë ndërmjetësimin e Turqisë”, tha ambasadori turk.

Share This Article