Ambasadori i Ukrainës në Britani thirrje NATO-s për të shtuar forcat në Detin e Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko i bën thirrje NATO-s dhe forcave të tjera ndërkombëtare që të jenë më aktivë në Detin e Zi.

“Duhet të zhbllokojmë Detin e Zi, rusët e bllokojnë atë.

Ne kemi nevojë për ndihma humanitare në Ukrainë. Ne jemi përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të sigurisë ushqimore në mbarë globin. Shumë kombe në Afrikë furnizohen me grurin ukrainas, tashmë drithërat janë bllokuar dhe nuk mund të dërgohen në asnjë vend”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat nga ana e Rusisë e cila ka theksuar se vrasjet e civilëve në Bucha janë inskenime të Ukrainës.

“Ata mund t’i bashkohen hetimit ndërkombëtar. Mund të vijnë vetë në Bucha të kontrollojnë dhe t’i shohin masakrat”, ka përfunduar më tej ai.

Share This Article