Ambasadori italian në Beograd: Qeveria e re e Kosovës duhet ta heqë taksën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka dërguar një porosi për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka thënë Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen bisedimeve sa më parë që është e mundur.

Ai po ashtu bëri të digura pritjet e tij nga Qeveria e ardhshme e Kosovës.

“Ne presim që Qeveria e re në Prishtinë të fillojë të veprojë në një frymë dialogu sa më shpejt që të marrë detyrën, duke filluar me heqjen e taksës. Ne jemi të sigurt se Beogradi, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje të kontribuojë në mënyrë konstruktive në rifillimin e dialogut”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, transmeton lajmi.net.

Lo Cascio po ashtu ka komentuar edhe iniciativën për “Mini Shengen” nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ne jemi duke ndjekur me interes dhe vëmendje iniciativën që presidenti Aleksandar Vuçiq filloi me Zaevin dhe Ramën në Novi Sad. Ne jemi të bindur se bashkëpunimi më i mirë midis vendeve dhe rajoneve është parakusht për tejkalimin e çështjeve të kaluara dhe vendosjen e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe jetët e qytetarëve ”, shtoi ai.

Share This Article