Ambasadori Kosnett vizitoi Policinë e Kosovës në veri të Mitrovicës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës, sot qëndruan për një vizitë zyrtare ambasadori amerikan, Philip S. Kosnett dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarë të ICITAP-it amerikan.

Siç njofton Policia e Kosovës, ky delegacion në këtë takim zyrtar u mirëpritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale, Nenad Djuriç dhe stafi menaxherial i kësaj drejtorie, të cilët prezantuan angazhimet dhe aktivitetet policore të kësaj drejtorie rajonale të PK-së.

Kjo vizitë  rezultoi me diskutimin e temave të ndryshme që ndërlidheshin me sigurinë e përgjithshme në veri, luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritjen dhe forcimin e integritetit dhe kapaciteteve policore, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Ambasadori Kosnett dhe Shillova vlerësuan lart punën dhe përpjekjet e vazhdueshme që  zyrtarët  e kësaj drejtorie po bëjnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe njëkohësisht inkurajuan ata që të angazhohen edhe më shumë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të krijimit të një klime më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallime.

“Drejtori i Departamentit të Hetimeve, Shillova i siguroi drejtuesit e DRP-Mitrovicë Veri, se stafi menaxherial i PK-së do t’i përkrahë dhe do t’i mbështesë në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet policore që vlerësohen të nevojshme në ngritjen profesionale dhe arritjen e rezultateve edhe më të larta. Në anën tjetër edhe ambasadori Kosnett konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Amerikës ndaj Policisë së Kosovës dhe drejtorive rajonale, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë’, thuhet në njoftim.

Share This Article