Ambasadori Minxhozi në ditëlindjen e Nexhmie Pagarushës: Na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka kujtuar artisten e ndjerë Nexhmie Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj.

Minxhozi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan Pagarusha ka lënë si dhuratë të çmuar zërin e saj të mrekullueshëm.

“Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha!

Kishim shumë dëshirë Të të kishim sa më gjatë midis nesh. Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim, por njëkohësisht na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm, na le shpirtin e madh të një artisteje të pavdekshme!”, shkruan Minxhozi.

Ndryshe, artistja Nexhmie Pagarusha u lind më 7 maj 1933.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.

Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAmbasadaPrishtine%2Fposts%2F4290256544320790&width=500&show_text=true&height=783&appId
Share This Article