Ambasadori rus: Marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës praktikisht të vdekura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marrëdhëniet politike mes Londrës dhe Moskës janë praktikisht të vdekura, deklaroi sot ambasadori rus në Londër, Andrei Kelin, pas rishikimit strategjik përsa i përket mbrojtjes së qeverisë britanike që e prezanton Rusinë si një kërcënim i madh për Britaninë e Madhe.

Qeveria britanike ka vendosur të çojë nga 180 në 260, një rritje me 45%, tavanin maksimal të stoqeve të saj të kokave bërthamore, për herë të parë që prej rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, në përfundim të rishikimit strategjik përsa i përket sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Ky ndryshim i strategjisë, pas angazhimit të marrë nga Londra në vitin 2010 për të reduktuar stoqet deri në mes të dhjetorit 2020, është justifikuar nga një gamë në rritje e kërcënimeve teknologjike dhe doktrinale, sipas dokumentit.

Në një intervistë për radion LBC, ambasadori rus, Andrei Kelin, deklaroi se ky vendim kishte qenë një e papritur e madhe./ATSH/

Share This Article