Ambasadori rus në Britani tha për BBC se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Andrei Kelin tha se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky.
Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, tha ai, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka të bëjë me operacionin aktual”, tha ai në Sunday Morning.
Kur presidenti rus, Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, masa u perceptua gjerësisht si një paralajmërim.
Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore “strategjike” të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse.
Por termi ende përfshin shumë lloje të armëve, duke përfshirë bomba më të vogla dhe raketa të përdorura në një fushë beteje. Rusia mendohet të ketë rreth 2,000 armë bërthamore taktike.