Ambasadori rus në Britaninë e Madhe: Ukraina nuk e fiton luftën, ndihmat e perëndimit agravojnë situatën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, në një intervistë për BBC, tha se Ukraina nuk ka asnjë mundësi për të fituar luftën.

Andrei Kelin paralajmëroi gjithashtu se furnizimet perëndimore me armë rrezikojnë zgjatjen dhe përshkallëzimin e konfliktit.

“Herët a vonë, sigurisht, ky përshkallëzim mund të marrë një dimension të ri që ne nuk kemi nevojë dhe nuk e duam. Ne mund të bëjmë paqe nesër”, tha ai.

Ndërkohë, Rusia lëshoi valë sulmesh ajrore në Kiev gjatë natës në atë që zyrtarët thanë se dukej të ishte sulmi më i madh me dron në qytet që nga fillimi i luftës, ndërsa kryeqyteti ukrainas përgatitej të festonte përvjetorin e themelimit të tij të dielën.

Me një kundërofensivë ukrainase që po afrohet 15 muaj pas luftës, Moska ka intensifikuar sulmet ajrore pas një qetësie prej gati dy muajsh, duke synuar kryesisht vendndodhjen ushtarake dhe furnizimet. Valëte sulmeve tani vijnë disa herë në javë.

Share This Article