Ambasadori rus në OKB: Rreziku i një konflikti të ri po afrohet në Ballkan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB thotë se ekziston rreziku i një konflikti të ri në Ballkan, shkruan në rrjetin X Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë nga Uashingtoni.

Ajo ka publikuar një foto të një interviste që Vaslij Nebenzja, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, ka dhënë për Politika, e cila është transmetuar nga Russia Today.

“Delegacionet perëndimore pretendojnë se situata alarmante në Kosovë ka lindur vetvetiu. Në fakt, është agresioni i paligjshëm i NATO-s ai që është shkas për tendencat e sotme destruktive në Ballkan”, theksoi Nebenzja. Arsyeja e përpjekjes për të shmangur këtë temë është frika banale, e cila mund të shihet edhe në fytyrat e anëtarëve të delegacioneve perëndimore kur përmenden vendet e tyre në lidhje me agresionin. Vetë Perëndimi e kupton se herët a vonë do të duhet të përgjigjet për këto krime. Për Rusinë, këto çështje nuk janë të mbyllura”, është shprehur ai.

Nebenzja tha në intervistë se lobimi për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë është një tjetër përpjekje e Perëndimit për të ushtruar presion dhe nënshtruar serbët nga Bosnja dhe Hercegovina, së bashku me të gjithë të tjerët.

Share This Article