Ambasadori Xhon Bolton: Lufta në Ukrainë mund të destabilizojë edhe Ballkanin. Me rikthimin e Trump…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
U.S. National Security Advisor, John Bolton, meets with journalists during a visit to London, Britain August 12, 2019. REUTERS/Peter Nicholls

Ambasadori Xhon Bolton teksa ka dhënë një intervistë për gazetarët e Shoqatës së Mediave të Huaja në SHBA, ndërsa i është përgjigjur edhe gazetarit të njohur shqiptaro-amerikan Robert Papa.

Xhon Bolton është shprehur se në Ballkan njerëzit janë gjithmonë gati me benzinë e shkrepëse për t’i vënë zjarrit Ballkanit.

Ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit Robert Papa i cili i tha:” Administrata e Biden duket shumë e dobët në Ballkan dhe administrata mbështet ish-komunistët në Shqipëri, çfarë përgjigje keni?

Përgjigja e Bolton: Politikat e administratës për Ballkanin janë po aq jologjike sa edhe gjithë politikat e tjera. Është diçka për të cilën nuk kanë menduar qysh nga administrata e Klintonit, me marrëveshjen e Dejtonit.

Nuk mendoj se e kuptojnë se lufta në Ukrainë ka potencialin për destabilizimin në Ballkan. Ka shumë gjëra që duhet të bënin dhe nuk po i bëjmë. Nuk e di se çfarë politikash do të kishte  Trump aty, po të fitonte përsëri. U përpoqa të shërbeja me kohën time, duke zgjidhur ndryshimet me Kosovës dhe Serbisë. Mendova se ja vlente. Mendova se palët do binin dakord. Nuk funksionoi, nuk do të thotë se do jetë më pak e rëndësishme herën tjetër. Mos harroni Trump kërcënoi të tërhiqej nga NATO. Mendoj se ai është serioz rreth kësaj. Nuk e parashikoj kohën që do e bëjë, por nëse SHBA do tërhiqej prej NATO-s, ajo lloj mbrojtje do zhdukej. Mendoj se çdo lloj gjë e keqe do ndodhte jo vetëm në Ballkan por edhe në Europën Lindore dhe Qendrore.

Share This Article