Connect with us

Albania

Ambasadorit shqiptar në SHBA i hiqet e drejta e pjesëmarrjes në betimin e Presidentit Trump

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeje i ndalon ambasadorit të Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës Donad Trump të hënën e datës 21 janar.

Gazetari Isa Myzeraj thekson për “Ora News” se ka qenë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që i ka ndaluar pjesëmarrjen Bushatit në këtë ngjarje që do të jetë ndër më të rëndësishmet e vitit 2025.

Shkak ndalimin e pjesëmarrjes është bërë njoftimi me vonesë në KQZ nga ana e Ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme të pjesëmarrjes së Bushatit në inaugurim.

Kodi zgjedhor parashikon se prej datës 11 janar të gjithaaktivitetet duhet të njoftohen të paktën 5 ditë para në KQZ, dhe në rast të shkeljes së këtij afati aktiviteti ose pjesëmarrja në të e zyrtarëve shtetëror ndalohet.

Advertisement

Në formularin e plotësuar nga Ministria shihet që Bushati ka qenë i ftuar të marrë pjesë në inagurim në Kapitol Hill në orën 18:00 me folës kryesor Presidentin Donald Trump, por KQZ thotë se kjo veprimtari është e ndaluar për shkak se është në shkelje të afatit 5 ditor gjate regjistrimit.

Prej datës 11 janar KQZ ka ndaluar 23 veprimtari ose pjesëmarrjen në këto ngjarje të zyrtarëve shtetëror.

Inaugurimi i Donald Trump

Advertisement
Ambasadorit shqiptar në SHBA i hiqet e drejta e pjesëmarrjes në

Inaugurimi i Presidentit Donald Trump do të mbahet në ambiente të mbyllura pasi kryeqyteti amerikan Uashington është bllokuar në temperatura nën zero.

Trump shkroi në platformën e tij në internet “Truth Social” se ai kishte urdhëruar që fjalimi inaugurues i së hënës, lutjet dhe fjalimet e tjera të mbaheshin në Kapitol Dome.

“Ka një shpërthim arktik që përfshin gjithë vendin. Unë nuk dua të shoh njerëz në kushte të tilla moti në asnjë mënyrë”, shpjegoi presidenti i zgjedhur.

“Në çdo rast, nëse vendosni të vini, vishuni ngrohtë!”, shkroi Trump.

Advertisement

Tradicionalisht, ceremonia zhvillohet jashtë në anën perëndimore të Kapitolit. Një ceremoni presidenciale zakonisht tërheq turma të mëdha në Qendrën Kombëtare, shëtitoren e madhe midis Kapitolit dhe Memorialit të Lincoln.

Ambasadorit shqiptar në SHBA i hiqet e drejta e pjesëmarrjes në

Trump shkroi se një arenë sportive në qendër të Uashingtonit do të jetë e hapur për vizitorët për të parë drejtpërdrejt inaugurimin përmes transmetimit. 

Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania17 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK16 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending