Ambasadorja amerikane: Mbështesim integrimin në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga pika kufitare e Qafë Thanës, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se ndihma e ShBA-së po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit.

E pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore, Ambasadorja Kim tha se mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjellë.
Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurt, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim.
Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë”, deklaroi ambasadorja Kim.

Share This Article