Ambasadorja Breca priti gazetarin Nuhi Bytyçi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, Nazane Breca priti sot gazetarin dhe publicistin, autorin e “Librit të Luftës“, Nuhi Bytyçi.

“Gjatë takimit ambasadorja Breca e informoi Bytyçin lidhur me punën e ambasadës së Kosovës dhe veçmas me bashkëpunimin me institucionet shtetërore zvicerane, dhe kryerjen e shërbimeve të ndryshme të qytetarëve të Kosovës që jetojnë e punojnë në Zvicër”, njofton Ambasada. 

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Bernë:

AMBASADORJA NAZANE BRECA, PRITI GAZETARIN DHE PUBLICISTIN TONË TË NJOHUR, NUHI BYTYÇI

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, Nazane Breca, e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, Ministër Këshilltar, priti gazetarin e publicistin e njohur dhe autorin e „Librit të luftës“, Nuhi Bytyçi. Gjatë takimit ambasadorja Breca e informoi Bytyçin lidhur me punën e ambasadës së Kosovës dhe veçmas me bashkëpunimin me institucionet shtetërore zvicerane dhe kryerjen e shërbimeve të ndryshme të qytetarëve të Kosovës që jetojnë e punojnë në Zvicër. 
Nuhi Bytyçi ia dhuroi Ambasadores Breca veprën „Libri i luftës“, botuar kohë më parë. Ambasadorja e falënderoi autorin e librit dhe e përgëzoi për punën e tij profesionale në shërbim të informimit të opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe në trojet e tjera etnike shqiptare gjatë periudhës 40 vjeçare, sidomos gjatë periudhës së luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Publicistin Nuhi Bytyçi, ambasadorja e uroi edhe për përmovimet që do t’i bëhen „Librit të Luftës“ këto ditë para mërgimtarëve tanë, të organizuar nga Ambasada dhe dy konsullatat tona në Cyrih dhe në Gjenevë.

Share This Article