Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard komentoi ligjin mbi barazinë gjinore, duke theksuar se të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore janë vlera thelbësore të Bashkimit Europian.

Gjatë një vizite në Korçë, ajo konfirmon deklaratat e mëparshme të kreut të PD, Sali Berisha dhe opozitës se BE nuk ka dhënë asnjë direktivë specifike për ligjin e barazisë gjinore, duke e quajtur iniciativën një çështje të brendshme të Shqipërisë.

“Ajo që mund të them është se të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi dhe barazia gjinore janë në themel të BE-së. Nuk ka një direktivë të Bashkimit Europian për këtë ligj; të gjitha tekstet e BE-së mbrojnë të drejtat e njeriut dhe mungesën e diskriminimit. Ky është thelbi i së drejtës europiane dhe i diplomacisë franceze,” tha Suard.

Share This Article