Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim së fundmi ka publikuar tre prioritete që ka për vendin tonë.
Tre prioritetet e saj të publikuara nga ambasada e SHBA në “Twitter” janë forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes mes dy vendeve, rritje e tregtisë dhe investimeve si dhe mbështetje për ngritjen e funksionimin e institucioneve demokratike.
Kim thekos se të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë dhe fund të korrupsionit.
“3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve . Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!”, shprehet ambasadorja.