Tammmy Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, ka postuar në rrjetin shoqëror Twitter përkitazi me vizitën e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të përbërë nga Avdullah Hoti, Enver Hoxhaj, Visar Korenica, Arbëreshë Kryeziu dhe Merita Drenori në Shtetin e Izraelit.
“Jam shumë e lumtur dhe e nderuar të mirëpres delegacionin e Kuvendit të Kosovës të përbërë nga z. Avdullah Hoti, z. Enver Hoxhaj, z. Visar Korenica, znj. Arbëreshe Hyseni-Kryeziu dhe znj. Merita Drenori”, ka shkruar ambasadorja izraelite, Tamar Ziv.
Kjo vizitë, sipas saj, portretizon përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e gjithëmbarshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.
“Takime shumë të mira me Kryetarin e Knesset-it, z. Amir Ohana, i cili mori ftesë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, për të vizituar Kosovën, me deputetë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë, deputetë të tjerë, me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit. E mirëpres hapjen e kapitujve të rinj të bashkimit ndërmjet shteteve dhe njerëzve tanë”, ka shkruar ajo.