Ambasadorja Kim: Krenar që Shqipëria përkrah nismën e Rrjetit të Pastër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas lajmit të dhënë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla se Shqipëria përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nismën e Rrjetit të Pastër, ka reaguar dhe ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Yuri Kim shprehet se është krenare që sheh që Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA për Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet 5G nga shitësit e pabesueshëm

Gjithashtu Yuri Kim thekson se ky është një vendimi rëndësishëm për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

“Krenar që shohim Shqipërinë dhe të tjerët të bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shprehet Kim./TASH/

Share This Article