Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi sot sërish lidhur me kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një reagim në rrjetet sociale duke rikujtuar vendimin për moslejimin e hyrjes në SHBA të deputetit Tom Doshi, Kim theksoi se: “Më lejoni t’u jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim të qartë se çfarë do të thotë ky vendim”.
“Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht këtë person nga PS. Ai theksoi se ky person s’mund të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”, u shpreh ambasadorja Kim.
Kim ka publikuar edhe deklaratën e Departamentit të Shtetit në vitin 2018, ku theksohej se deputetit Tom Doshi i refuzohet hyrja për në SHBA.