Ambasadorja Kim: Më vjen mirë që u ra dakord për formatin e fletëve të votimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas komunikimit me mediat që pati Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me formatin e fletëve të votimit, dhe mënyrës sesi do të votohet më 25 prill.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se përcaktimi i formatit të fletëve të votimit është një lajm i mirë, pasi ato tashmë mund të printohen në kohë e të jenë gati ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu, Kim shprehet se SHBA mbështet fuqishëm KQZ-në dhe përpjekjet e saj për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.

Share This Article