Ambasadorja Kim: SHBA nuk mbështesin ndonjë kandidat apo parti të veçantë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi sot ndaj komentit të analistit Artur Zheji në lidhje me deklaratat e saj të dhëna në një intervistë televizive një natë më parë.

“Kjo nuk është ajo që unë thashë/nënkuptoja”, deklaroi ambasadorja Kim, duke sjellë fjalët e saj të sakta.

Ndërsa ka shpërndarë një emision, Kim kritikon gazetarët Artur Zheji dhe Klodiana Lala për deformim të fjalës së saj në emisionin e Ola Brukos.

“SHBA nuk mbështesin ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota apo duke intimiduar votuesit”, u shpreh Kim./ATSH/

Share This Article