Ambasadorja Kim: Shqipëria ishte Koreja e Veriut të Evropës, sot në krah të SHBA

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në 30-vjetorin e rivedosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vlerësuar bashkëpunimet dy palëshe pas çlirimit të Shqipërisë nga regjimi diktatorial.

Ambasadorja Kim deklaroi se Shqipëria dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, ndërkohë që sot është një aleate e SHBA që qëndron krah për krah saj në rrugën drejt Bashkimit Europian me angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë.

Ambasadorja shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të lehtësojë shumë gjëra, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë në drejtimin e OSBE përgjatë vitit të vështirë të pandemisë së COVID-19.

“Sot shënohet një moment shumë i rëndësishëm. Për 50 vite kem qenë të ndarë dhe kemi ruajtur lidhjet me anë të zemrave. Më 15 Mars 91 e bëmë zyrtare. Jam e nderuar të jem ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Reformat që ju keni bërë nga dita në ditë. Mendoj se nëse do I krahasonim këto 3 vite duhet të pranojmë këtë ndryshim pozitiv që ka ndodhur., Ky vend njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në aleate të SHBA.

30 vite më parë Shqipëria u çlirua. Gjatë viteve ne kemi punuar së bashku për një gamë të shumë ndryshimeve. Është një kënaqësi të shohësh si e kemi mbështetur njëri tjetrin në kohë shumë të vështira. Jemi të kënaqur që amerikanët kanë ardhur në Shqipëri jo vetëm si diplomatë. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollar ndihma.

Si pjesë e këtij kontributi USAID ka mbështetur reformat të rëndësishme. Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe SHBA janë krenarë të ju mbështesin ndërsa bëni përpjekjet e nevojshme. Vendimi i marsit të shkuar është dëshmi i përparimeve që Shqipëria ka bërë. Anëtarësimi I Shqipërisë në BE do lehtësojë shumë gjëra. Angazhimi ynë i përbashkët për sigurinë mishërohet Brenda aleancës së NATO-s.

Presim me kënaqësi të qëndrojmë krah për krah në 30 vitet e ardhshme dhe më tej. Udhëheqja e OSBE në  vitin 2020 është dëshmi e kontributeve që Shqipëria mund të japë. Ka qenë nder për mua të drejtoj ekipin e ambasadës së SHBA në 14 muajt e fundit. Nuk kam dyshim që së bashku Shqipëria dhe SHBA do vazhdojnë të përparojnë drejt vizionit të përbashkët. Pres të shoh atë që mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, u shpreh Kim

Share This Article