Ambasadorja Kim: Shqipëria zonë me rrezik të ulët për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke nisur që nga dita e djeshme 7 qershor, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka cilësuar Shqipërinë si një zonë me rrezik të ulët për sa i përket Covid-19, duke e shënuar në “nivelin 1”.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim e cila thekson se ky është një lajm i mirë për të gjitha amerikanët që duan të udhëtojnë drejt vendit tonë.

Më tej Yuri Kim fton që të gjitha ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë ti përmbahen protokolleve të publikuara nga CDC.

Postimi i Kim:

“Që nga 7 qershori, SHBA CDC ka përmirësuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i Ulët i COVID-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC.”

Share This Article