Ambasadorja Kim vlerësim dhe mbështetje për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtësia është një ndër prioritetet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe SHBA shprehin vlerësimin dhe mbështetjen e tyre për vijimin e zbatimit të kesaj reforme.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

“Sot kisha kënaqësinë të mirëprisja në Ministrinë e Drejtësisë, Ambasadoren e re të SHBA-së SH.S.Znj. Yuri Kim. Në një bisedë shumë të ngrohtë dhe konstruktive fokusi ishte te Reforma në Drejtësi”, tha Gjonaj.

“Drejtësia është një ndër prioritetet më të rëndësishme dhe për këtë Ambasadorja Yuri Kim shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e saj për vijimin e zbatimit të kesaj reforme”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Share This Article