ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 2 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 2 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“America is back”- Biden shpall politikën e jashtme

albnews by albnews
5 February, 2021
in Bota
0
“America is back”- Biden shpall politikën e jashtme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti, Joe Biden në fjalimin e parë për politikën e jashtme theksoi me çdo fjali mesazhin kryesor: SHBA rikthehen në politikën botërore e diplomacia është instrumenti i tyre më i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.

Nëse fjalimet e Donald Trumpit sundoheshin nga lajtmotivi “America first”, presidenti i ri, Joe Biden distancohet nga kjo politikë. Ai i sheh aleancat ndërkombëtare si gjënë më të mirë për Shtetet e Bashkuara, sidomos në kohë, në të cilat bota ndodhet “para sfidave si kurrë më parë”. Për mposhtjen e pandemisë është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, tha ai. Por edhe sfida si ndryshimi i klimës dhe fluksi i migracionit janë tema, që mund të zgjidhen vetëm së bashku, tha Biden në një vizitë në Departamentin e Shtetit në Uashington.

RelatedPosts

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit

“SHBA duhet të rifitojë besueshmërinë dhe autoritetin moral për të cilin njihet”, deklaroi Biden. “Nevojitet kohë për të riparuar dëmin shkatërrimtar të paraardhësit, por kjo është pikërisht ajo që duam të bëjmë.” Biden njoftoi për hapa konkretë, se si do t’i japë një profil të ri politikës së jashtme amerikane.

“Kjo luftë duhet të ndalë”

E para, administrata e Bidenit do të ndalë përfundimisht mbështetjen për aleancën me Arabinë Saudite në Jemen. Me këtë marrin fund operacionet ushtarake të SHBA në Jemen. “Kjo luftë duhet të ndalë”, tha Biden.

Edhe në lidhje me Gjermaninë, Biden bëri të ditur verifikimin e planit ushtarak të paraardhësit të tij. Tërheqja e 12.000 trupave ushtarake nga Republika Federale do të pezullohet ndërkohë. Në fillim ministri i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të bëjë një hulumtim të gjerë për prezencën e trupave ushtarake amerikane në botë.

USA Präsident Joe Biden

“Fuqi drejtuese morale”

Ndryshe nga Trump, në politikën e jashtme të SHBA do të luajnë një rol të rëndësishëm morali dhe aspekte humanitare. “Ne kemi qenë për kaq shumë dekada një fuqi drejtuese morale”, tha Biden. “Duhet sërish të dalim në krye me shembull të mirë.” Biden e rriti tani kufirin maksimal të pranimit të refugjatëve në 125.000 në vit, Trump e kishte ulur atë në 15.000.

Biden e quajti Kinën dhe Rusinë si “sfidat kryesore” të politikës së jashtme. “Kursi i përkëdhelisë me Rusinë ka marrë fund.”  Ky është një vend që “do të shkatërrojë demokracinë tonë”. Kurse Kina me “ambicie të mëdha ekonomike” është kërcënim për SHBA, tha Biden. “Ne duhet të veprojmë me vendosmëri, por me mjete diplomatike. Vetëm diçka në fjalimin e tij të kujtonte edhe Trumpin. Biden u përpoq në fjalimin e tij të bindte edhe qytetarin e thjeshtë amerikan. “Politika e jashtme është edhe politikë e brendshme”, tha ai dhe theksoi se si bashkëpunimi i mirë për zhvillimin hap tregje të reja edhe për Amerikën. Apo se një politikë botërore e klimës hap vende pune në vend. Për diplomatët amerikanë, Biden kishte një mesazh: Ju jeni fytyra e Amerikës në botë. Dhe nuk është qeveria ajo që prezantoni, por populli amerikan në diversitetin e tij.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result