“American Airlines” pezulloi përkohësisht fluturimet e saj me destinacion Venezuelën dhe anasjelltas, për shkak të problemeve të sigurisë, njoftoi sot kompania ajrore amerikane.
“Siguria e stafit dhe pasagjerëve ka qenë gjithnjë prioriteti ynë numër një.’American Airlines’ nuk mund të operojë në shtete që kompania i cilëson si jo të sigurta”, njoftoi kompania, e cila kryen zakonisht tre fluturime çdo ditë nga Majemi (Florida, juglindje) drejt Venezuelës, përfshirë dy me destinacion Karakasin./ATSH/