“Amerika nuk u informua para”, Trump i pakënaqur me sulmin izraelit në Katar: Situatë jo e mirë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli zemëroi mbarë botën me sulmin në Katar… Madje edhe aleatin më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk jam i kënaqur, aspak. Nuk më pëlqen e gjithë situata, nuk është e mirë. Por do të them këtë, ne dëshirojmë lirimin e pengjeve, megjithatë nuk jemi të kënaqur se si shkuan gjërat. Nuk surprizohem për asgjë, veçanërisht kur vjen puna për Lindjen e Mesme. Mund të ju them se nuk jam aspak i lumtur për sulmin”, deklaroi Trump.

Në një përgjigje të rrallë publike ndaj aleatit të tij Benjamin Netanjahu, Presidenti amerikan kritikon ashpër lëvizjet e kryeministrit të Izraelit, ndërsa dha një përgjigje të prerë “JO” kur u pyet nga gazetarët nëse ekipi i tij ishte informuar përpara për shënjestrimin e Katarit.

Shefi i qeverisë së shtetit hebre mbrojti sulmin duke pretenduar se në shënjestër përfunduan shefat e Hamasit, që sipas tij, ishin të njëjtit që planifikuan dhe kryen masakrat e 7 tetorit. Në fakt, grupi palestinez ka konfirmuar se 5 anëtarë të tij janë vrarë në Doha, por sqaron se përpjekja për të eleminuar ekipin e tij negociator për armëpushimin ka dështuar.

Katari konfirmon se një anëtar i forcave të tij të armatosura u vra nga sulmi izraelit. Kryeministri i këtij shtetit e konsideroi veprimin e shtetit hebre një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Mohammed bin Abdulrahman al Thani tha: “Sulmi ishte një akt 100% i pabesë. Nuk dihej deri në momentin që ndodhi. I gjithë informacioni që qarkullon, qofshin thashetheme apo gënjeshtra të sajuara nga z.Netanyahu, është i rremë”.

Katari njoftoi se do të vazhdojë që të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit për të arritur paqen në rajon. Britania e Madhe, Franca, Japonia dhe një sërë shtetesh të tjera kanë dënuar sulmin e shtetit hebre në Doha, ndërsa në Kombet e Bashkuara do të mbahet një diskutim lidhur me këtë zhvillim të fundit. 

Share This Article