Amerika po dërgon armë me vlerë 450 milionë dollarë në Ukrainë, paketa përfshin edhe raketahedhës të fuqishëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një paketë të re armësh me vlerë 450 milionë dollarë në Ukrainë në javët e ardhshme.

Paketa e re e ndihmës ushtarake do të përfshijë gjithashtu raketahedhës me shumë fuçi të tipit Himars, konfirmuan për reuters dy zyrtarë amerikanë.

Për javë të tëra, Ukraina i ka kërkuar Perëndimit që t’i dërgojë më shumë armë të rënda, veçanërisht MLRS me një rreze më të gjatë se sa kanë aktualisht.

Dje, ministri ukrainas i mbrojtjes konfirmoi se ata kishin marrë dorëzimin e parë të MLRS-ve amerikane, duke shtuar se “rusët po presin një verë të nxehtë, për disa prej tyre edhe të fundit”.

Theksojmë se forcat ruse po përpiqen të marrin pjesë lindore të shtetit ukrainas, por po hasin në rezistencën e forcave ushtare të Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar dëme materiale.

Share This Article