Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar në listën e zezë edhe 9 persona nga Serbia.
Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Zyrës së Jashtme amerikane ka zgjeruar sot ‘listën e zezë” edhe me nëntë persona dhe disa kompani nga Serbia. Ata janë shtuar në listë pasi janë duke u lidhur me Slobodan Tesiq, një tregtar armësh që ka qenë në listë që nga fillimi i vitit.
Lista e zgjeruar përfshin përfaqësuesin e Tesic në tregtinë ndërkombëtare, Goran Andric, i cili drejton drejtpërdrejt ose tërthorazi Velcom Trade Beograd dhe i cili përveç nënshtetësisë serbe, mban nënshtetësi edhe të Bosnjës dhe Britanisë së Madhe.
Në listë bëjnë pjesë edhe drejtori dhe sekretari i Finrost në Qipro dhe përfaqësues i kompanisë Falcon Strategies, Esad Kapidziq, menaxheri i përgjithshëm i Partizan Tek, Nebojsha Sarenac Tehnoglobal sistem Beograd dhe drejtori i Partizan Tek Zoran Petrovic.
Po ashtu, në listë janë edhe pronari i kompanisë ‘Vektura trans’ Milan Subotiq, përfaqësuesi i kompanisë ‘Araneks’ Zelimir Petrovic, pronari i 50 për qind i kompanisë “Falcon strategies” Sreten Cvjetkoviq dhe drejtori i ‘Tehnoglobal sistems’ Lubo Maricic.
Lista përfshin gjithashtu ndërmarrjet Munstorm dhe Tardigrade Limited nga Qipro, si dhe Divert Limited Business të Hong Kong’ut. Pasuritë e këtyre individëve dhe kompanive të vendosura në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar.