Amerikanët që kanë marr dy dozat e vaksinës nuk do të mbajnë më maska e distancë sociale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personat të cilët kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID, nuk do të kenë nevojë të mbajnë maskë apo të qëndrojnë larg njerëzve, në shumicën e rasteve, pavarësisht nëse ndodhen në ambiente të hapura apo të mbyllura, është bërë e ditur se Qendra për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim do të njoftojë së shpejti.

Mirëpo, sipas udhëzuesit të ri i cili pritet të publikohet së shpejti, edhe ata që i kanë marrë të dy dozat e vaksinës do të duhet t’i mbajnë maskat në qendrat e kujdesit shëndetësor, në biznese të cilat e kërkojnë këtë apo në aeroplanë.

Ky njoftim është dhënë vetëm pak ditë para Ditës së Kujtimeve dhe Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Joe Bideni pati thënë se shpreson që të shohë mjaftueshëm amerikanë të vaksinuar deri më 4 Korrik – Ditën e Pavarësisë.

Bideni ka thënë se qëllimi i administratës së tij në luftën kundër koronavirusirt, është që të arrihet vaksinimi i 70% të të rriturve amerikanë me të paktën njërën dozë të vaksinës, dhe vaksinimi i 160 milionë të të rriturve me të dy dozat, deri më 4 korrik.

Deri më tani, 58,7% e të rriturve amerikanë, kanë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës anti-COVID ndërkohë që 45,1% e të rriturve kanë marrë të dy dozat.

Share This Article