Amerikani i akuzuar për sulmin ndaj Capitol-it ka shkuar në Bjellorusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë nga Kalifornia, i akuzuar për sulm ndaj policisë më 6 janar në ndërtesën e Capitol-it dhe për përdorim të një barrikade të metaltë për sulm, është larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe besohet se ka gjetur strehim në Bjellorusi, thanë të premten prokurorët federalë.

Evan Neumann, 49 vjeç, u akuzua të premten me 14 akuza kriminale në lidhje me incidentin vdekjeprurës, ku të përfshirë ishin përkrahësit e ish-presidentit Trump, shkruan Reuters.

Neumann ishte parë në video duke vendosur një maskë kundër gazit përderisa po qëndronte afër policisë, para barrikadave të vendosura në pjesën perëndimore të Capitol-it, thanë prokurët në një deklaratë.

Sipas dokumenteve në dosjen e rastit, Neumann më vonë e largon maskën kundër gazit dhe u thotë policëve me zë të lartë: “Unë jam gati për të vdekur, a jeni ju?”. Ai më pas sulmon disa policë dhe u turret duke përdorur një barrikadë si mjet sulmi.

Zyra e Prokurorit për Distriktin e Kolumbias tha përmes një deklarate se Neumann është larguar nga Shtetet e Bashkuara më 16 shkurt dhe “tash për tash besohet se është në Bjellorusi”.

Neumann është njëri nga më shumë se 220 personat e akuzuar për sulm ose pengim të organeve për sundimin e ligjit gjatë sulmit të 6 janarit ndaj Capitol-it, që e kishte penguar një seancë të Kongresit për ta certifikuar formalisht fitoren në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020 të kandidatit demokrat, Joe Biden, kundër rivalit republikan, Donald Trump.

Share This Article